Hilsn

Zbardhet deklarata e Ballukut në GJKKO: Jam e hapur për hetim por nuk pranoj…

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme.

Prokurori kërkon që masa të rrijë në fuqi, sepse ekziston mundësia që të arratisen, të intimidojnë dëshmitarët,

të prishin provat dhe të ripërsërisin veprën penale për shkak të pozicioneve që mbajnë, sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.

Belinda Ballkuku thotë: “Jam e hapur për hetimin, por nuk pranoj pezullimin sepse është e zgjedhur.”

Masën e kundërshtojnë dhe dy zyrtarët e tjerët që janë në arrest shtëpie.

×