Një aksident i rënde me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Gjorm të Vlorës.
Sipas raportimeve, mjeti tip Volkswagen me targa AB173GF, që drejtohej nga Merko Tushi, rreth 50 vjeç,
dhe në të cilin udhëtonte si pasagjer Dorjan Tushi, 33 vjeç, doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues.
Lagështira në rrugë dyshohet se u bë shkak për humbjen e kontrollit të automjetit
ndërsa të plagosurit u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.






