Hilsn

Aksident i frikshëm në vend! Makina përfudon në lokal, 2 kliente që ndodheshin aty…

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Mollas-Gostimë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të një lokali.

Si pasojë e kësaj janë lënduar dy kliente dhe dy personat që ndodheshin në automjet.

Bëhet me dije se të katër personat janë dërguar drejt spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore,

ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D., 30 vjeç, pasi në aksin rrugor “Mollas-Gostimë”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të lokalit të shtetasit R. Ç..

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar lehtë 2 shtetase që ndodheshin në këto ambiente. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Q. D., dhe pasagjeri në automjetin e tij shtetasi G. Z., 21 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

 

×