Hilsn

Aksident i frikshëm në vend: Makina përfundon në kanalin e ujit, dy persona thuhet se…’

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pranë kryqëzimit të Treshit, në superstradën Lezhë-Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga informacionet e para rezulton se përplasja ka përfshirë një mjet tip Caddy, me drejtues shtetasin Z.C, dhe një automjet tip Benz, me drejtues shtetasin N.P.

Si pasojë e aksidentit, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor me ujë.

Fatmirësisht, të dy drejtuesit janë plagosur lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar qarkullimin normal të automjeteve.

 

×