Hilsn

“Jeni gati?” – Sara Hoxha ndez rrjetin, publikon pamjet e para nga brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP 5’

Ethet e “Big Brother VIP Albania 5” kanë nisur zyrtarisht dhe tashmë është vetë producentja e spektaklit, Sara Hoxha, ajo që ka dhënë sinjalin e madh.

Në një kohë kur publiku është i etur për të ditur datën e saktë të nisjes dhe emrat e banorëve, Sara ka vendosur të “ngacmojë” ndjekësit duke publikuar në “Instastory” një foto ekskluzive nga ambientet e brendshme që po bëhen gati.

Në imazh shihet një mur i veçantë i veshur me pllaka pasqyre, ndërsa në tokë duken qartë mbetjet e punimeve dhe qeset mbrojtëse, çka tregon se shtëpia më e famshme në Shqipëri ndodhet në fazat e fundit të ndërtimit dhe detajeve përfundimtare.

Krahas pamjes, producentja ka shkruar pyetjen që i drejtohet gjithë publikut: “A jeni gati?”, duke etiketuar faqen zyrtare të programit.

Ky postim konfirmon se gjithçka po shkon drejt finalizimit për spektaklin që pritet të nisë në dhjetor nën moderimin e Ledion Liços.

×