Faqja zyrtare e Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova 4,
ka publikuar një deklaratë të fortë pas disa raportimeve të pasakta që kanë qarkulluar në media, duke u bazuar në informacione të deformuara nga burime gjermane.
Sipas deklaratës, Elijona ka qëndruar për pesë vite (nga mosha 7–13 vjeç) në një familje gjermane,
si pjesë e një mase të përkohshme derisa babai biologjik të përfundonte procesin e fitimit të kujdestarisë në një shtet të huaj.
Për shkak të moshës së saj të mitur, në proces është përfshirë policia gjermane,
e cila ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbrojtjen e saj.
Familja dhe menaxhmenti theksojnë se çdo narrativë tjetër është e pavërtetë dhe e deformuar.
Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se do të ndërmerren edhe hapa ligjorë ndaj mediave që kanë shpërndarë dezinformata
View this post on Instagram





