Java e fundit e nëntorit është e rëndësishme sepse Mërkuri e Saturni do të dalin nga prapavija duke na sjellë një hov të ri në punë, përgjegjësi dhe komunikim.
Afërdita do të kalojë nga Akrepi në Shigjetar dhe do të zbusë situatat e vështira deri tani.
Njëkohësisht jemi në muajin e Shigjetarit, shenjë e udhëhequr nga planeti i fatit, Jupiteri, i cili do të sjellë një ndikim më pozitiv për shenjat.
Por edhe këtë javë, do të jemi ende në ‘zonën e rrezikut’ dhe për ta përballuar sa më mirë, na vjen në ndihmë Meri Shehu.
Astrologia ndan parashikimin dhe vlerësimin e saj me yje për shenjat në programin “Rudina” në Tv Klan, shoqëruar me këshillat për secilën prej tyre.
Dashi – 1 yll
Kjo javë është e rëndësishme sepse Mërkuri në datën 29 kthehet në rrugëtim të drejtë, por deri atëherë do ta kenë të kundërt në Akrep dhe do të merren shumë me çështjet ekonomike. Afërdita në Akrep do të përballet me Uranin në Dem, e gjithë java do të jetë me çështje ekonomike, erotike dhe do të kemi ndonjë surprizë që nuk është e mirë deri para datës 30. Në datën 30 situata fillon të rregullohet dhe pas saj, lehtësohet me futjen e Afërditës në Shigjetar.
Demi – 2 yje
Afërdita e Mërkuri në Akrep, dy planetë që na japin energjinë dhe vrullin e përditshëm do të jenë në kundërshtim. Do të kenë kundërshtime edhe me Uranin ndaj do të jetë më e vështirë për Demët e lindur në 10-ditëshin e tretë, por në datën 30, me Afërditën në Shigjetar do të ndihen më të sigurt, do të marrin lajme të mira ekonomike. Saturni i kundërt në Peshk kthehet i drejtë, u jep qëllime dhe i nxjerr nga ngatërresat.
Binjakët – 2 yje
Mërkuri i kundërt deri në datën 29 në Akrep do t’i bëjë të merren me punë, sqarime, duhet të kenë kujdes me debatet e punës, mos të nisin një punë të re. Pas kësaj date do të kenë bashkëpunime. E kanë marrë përvojën dhe jeta në çift merr nuanca pozitive.
Gaforrja – 4 yje
Pavarësisht kundërshtimit të Afërditës me Uranin në Dem, kanë një tendencë pozitive sepse Mërkuri i kundërt në Akrep nuk i përball me forca shumë të vështira. Do të mësojnë nga gabimet që kanë bërë, por edhe nga e kaluara iu rikthehen disa shanse për t’i përmirësuar. Janë një nga shenjat erotike të kësaj jave, kujdes në datën 28 nga një ndarje, surprizë apo dhuratë e pakëndshme.
Luani – 3 yje
Familja deri në datën 29 ka ngatërresa, paqartësi, nuk kontaktojnë siç duhet me të afërmit. Pas kësaj date çlirohen, ndaj çështjet familjare dhe karriera dalin në prioritete shumë pozitive. Me hyrjen e Afërditës në Shigjetar në datën 30, Luanët gëzohen e çelen, fillon një pranverë në fund të nëntorit për ta.
Virgjëresha – 2 yje
Mërkuri është planeti i tyre dhe i Binjakëve, është i kundërt në Akrep kështu që disa mesazhe janë dhënë gabim, nuk janë marrë në kohë, disa projekte janë keqkuptuar, mjetet e komunikimit i kanë lënë në mes të rrugës. Në datën 30 çlirohen dhe projektet e tyre nëse kanë mbetur pezull, marrin më mirë dhe hapen ekonomikisht.
Peshorja – 3 yje
Kanë pasur një muaj të çuditshëm nga ana ekonomike sepse Mërkuri njëherë u dha shumë, pastaj në mes të nëntorit ua mori ato që u dha, i bëri konfuzë për shpenzimet dhe është një mishmash ekonomik që zgjidhet pas datës 29. Me futjen e Afërditës në Shigjetar në datën 30, Peshoret do të kenë udhëtime, kontakte, çlirohen nga ngatërresat e energjitë negative.
Akrepi – 4 yje
Sapo kaluam një hënë të re dhe data 18-20 ka qenë e vështirë, patëm shira. Mërkuri do të çlirohet nga kundërshtimi në datën 29 dhe Akrepët që shpresonin në rikthimin e njerëzve nga e kaluara që nuk erdhën dhe nuk u bë gjë, tani do të ecin përpara. Pas datës 29, u bë apo s’u bë gjë do të kenë shanse të reja në punë, jetën personale dhe ekonomi.
Shigjetari – 5 yje
U lodhën këto kohë me prapaskena e punë të vështira, por me Afërditën në shenjën e tyre në datën 30 do të kenë një fund muaji me optimizëm. Deri atëherë të kenë kujdes prapaskenat në punë e çift, çështjet shëndetësore e ligjore.
Bricjapi – 3 yje
Uranin që përballet me Afërditën në datën 27 e duan dhe nuk e duan. E duan për t’i thënë dikujt diçka të vërtetë pa frikë, por nuk e duan sepse pritet një ndarje. Ose duhet t’i thonë gjërat dhe të largohen me krenari, ose t’i mbajnë dhe të përjetojnë një ndarje që mund të ndodhë dhe s’do ta pranojnë. Do të favorizohen në çështjet familjare.
Ujori – 3 yje
Ngelen gjithmonë të favorizuar sepse ka shumë planetë në Akrep dhe kundërshtimi i Uranit në 10-ditëshin e tretë të Demëve prek Ujorët, Akrepët, Luanët. Ujori preket dhe do të ketë një ndryshim të madh në punë, një destinacion shoqëror e ekonomik. Do të investojnë diku, por do të kenë një ndryshim. Kujdes nga shpenzimet e tepruara.
Peshqit – 2 yje
Saturni i kundërt në shenjën e tyre do të kthehet i drejtë dhe disa ngecje në çështjet ligjore ose të rëndësishme do të përparojnë. Afërdita hyn në Shigjetar dhe çështjet familjare ose karriera marrin një drejtim për lart.





