Të shtëna me zrmë zjarri janë regjistruar paraditen e kësaj të marte në Lushnje.
Burime për mediat bëjnë me dije se persona ende të paindetifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti i cili ka qenë në lëvizje.
Forca të shumta policie kanë rrethuar rrugën “Misto Mame” të këtij qyteti, sakaq nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo viktima.
Sakaq theksojmë se nga informacionet e siguruara deri më tani mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit
ku disa persona kanë hapu zjarr nga një automjet në drejtim të një automjet tjetër.
Vetëm pak pas këtij atentati në fshatin Lifaj është gjetur e djegur një makinë e cila dyshohet se i përket autorëve.





