Hilsn

TURP! U përpIasen fizikisht në TCH, ‘DRAMA’ e dy moderatoreve nuk ka fund! Ja cfarë u zbulua

Drama mes ish-moderatoreve të “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, duket se nuk ka përfunduar me largimin e tyre të bujshëm nga ekrani i Top Channel, por tashmë është zhvendosur në frontin digjital.

Gjithçka nisi me thashethemet për një përplasje fizike në prapaskenë, të cilat vajzat i mohuan kategorikisht gjatë transmetimit “live”.

Megjithatë, largimi i menjëhershëm i tyre nga programi i mëngjesit vetëm pak ditë më pas, u pa si një konfirmim i heshtur se situata ishte serioze.

Tani, një detaj i ri ka rikthyer dyshimet dhe duket se konfirmon krisjen përfundimtare: Enxhi dhe Neada nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

Ky veprim i ndërsjellë i “unfollow”-t vjen pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi ku ato shfaqeshin kudo bashkë në rrjetet sociale.

Në kulturën e sotme online, heqja nga lista e ndjekësve konsiderohet një sinjal i qartë i ftohjes së raporteve, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë aq paqësore sa u munduan ta paraqisnin publikisht para largimit.

 

×