Mbyllja e nëntorit vjen me një energji të ngarkuar, intensive dhe shpesh sfiduese, ndërsa ende jemi nën ndikimin e thellë emocional të sezonit të Akrepit.
Kjo periudhë sjell me vete një valë zbulimesh, përballjesh dhe transformimesh të cilat askush nuk do t’i shmangë lehtë.
Sipas astrologes së njohur Liza Gjika e ftuar në “Rreze Dielli në Report TV, Hëna e Re e kësaj jave prek fort anën sentimentale, duke nxjerrë në sipërfaqe tensione të fshehura, dyshime dhe të vërteta që kanë kohë që presin të shpërthejnë.
“Kemi një Hënë të re që jep një anë sentimentale më të dobët, nxjerr në pah shumë gjëra që do trondisin shumë çifte, bëhet fjalë për tradhëti. Vjen ora e të vërtetës, do ketë goditje shumë të forta. Akrepi, si shenjë mbizotëruese e fundit të muajit, sjell pasion të madh, por edhe tronditje”, thekson Gjika.
Por si do të ndikojnë konkretisht lëvizjet planetare në secilën shenjë, cilat do të preken më fort nga përplasjet sentimentale, kush duhet të tregojë më shumë kujdes, dhe mbi të gjitha, cilat shenja hyjnë në zonën e “rrezikut”?
Dashi – Ka probleme ekonomike në familje, është nën hije, problematika është brenda në familje. Gjithashtu ka dhe disa borxhe të pashlyera, ndërsa ana sentimentale është e zbrazur, sepse edhe leku nuk është në formën e duhur. Shumë shpejt Dashi do të fluturojë dhe do të përparojë.
Demi – Janë pak të ngurtë këtë periudhë, me disa plan-projekte të nisura shumë mirë, por me pengesa rrugës. Po kalon një periudhë të acaruar, por me daljen e nëntorit dhe hyrjen e dhjetorit, do marrë frymë, do lirohet. Kemi dhe Jupiterin në retrogradë që do t’i ndreqë disa punë duke i dhënë shanse të dyta. Nga ana romantike do dalin në pah shumë gjëra që do sjellin disa konflikte, divorcet mund të jenë të shumta, kujdes!
Binjakët – Në këtë periudhë duket se kanë ngecur pak, është penguar disi vrulli i tyre, por ka plane edhe pse me Hënën e Re do të ketë pak trazira. Eshtë një fund muaji i cili nuk do t’i gjejë shumë të qetë, por kjo është kalimtare.
Gaforret – Keni qenë pak të shtrënguar me pak presion, kjo tregon ankthin tuaj. Disa problematika dhe ngatërresa të vogla ju kanë çorientuar pak, edhe ana shëndetësore nuk ka qenë shumë e mirë. Duhet të merrni forcë, shoqërohuni me njerëz dinamikë, mos e sëmurni veten duke menduar shumë. Nga ana ekonomike do keni favore dhe do ju vijnë shanse që premtojnë të ardhme të mirë.
Luanët – Jeni pak të goditur sidomos në anën sentimentale, keni bërë disa gabime, disa manipulime. Nëse një Luan ka horoskopin që është në Akrep, i ka problemet e mëdha. Tani po kërkoni t’i rregulloni, jeni të zgjuar, keni strategji, por kini kujdes dhe jini më të vëmendshëm. Në anën ekonomike jeni në lëvizje me plane dhe prisni një ditë më të mirë, në dhjetor do ngriheni e do ‘pulsoni’. E keni humbur pak busullën tani, por kini kujdes me lojrat e fatit, mos rrezikoni!
Virgjëresha – Eshtë një periudhë me kapërcime të larta, kush merret me biznes ka ngritje dhe do i ecë puna. Keni udhëtime dhe njohje të reja për çështje biznesi, do rrisni famën tuaj. Kjo periudhë ju jep ide dhe nisma të reja, do arrini aty ku doni ju!
Peshorja – Jeni pak të lëkundur, nuk keni marrë vendimet që prisnit. Duke qenë tek Akrepi ju ka ndryshuar pak mendimet tuaja. E keni pak të vështirë për të ndarë mendjen sepse bëni analiza të thella, mundohuni të mos jepni fjalën negative përpara, sepse mund të lëndoni dikë. Ana e buxhetit është mirë, do merrni disa dhurata.
Akrepi – Nuk jeni në faza të mira, dalin disa “horrlliqe”, kujdes! Personat që i përkasin numrit 10, 11, janë më të rrezikuar. Zbulohen shumë gjëra, edhe pse ju jeni artista dhe mund të fshiheni mirë. Personat që kanë gënjyer partneren e tyre, ose kanë bërë një jetë paralele, të kenë kujdes, sepse kjo është koha e të vërtetës ku do zbulohet gjithçka. Mund të humbisni shanse që nuk do ju vijnë më.
Shigjetari – Nuk jeni ndjerë shumë mirë, keni pasur disa problematika familjare me komente dhe fjalë jo të vlerësuara, jeni ndjerë të tkurrur dhe keni marrë një vendim pa fjalë duke i vënë kufijtë pa dhënë sqarime. Ana e parasë, të enjten apo të mërkurën, ju jep disa të ardhura, dhurata apo benefite, pra keni shans për të gjeneruar para. Jeni tepër mirënjohës në këtë pozicion.
Bricjapi – Jeni pak të lëkundur në këtë fund muaji. Ana ekonomike ka pasur pengesa dhe kjo ndikon edhe në frymën që krijohet brenda jush dhe brenda familjes. Mos i prishni raportet sepse ana ekonomike do të rregullohet shumë shpejt.
Ujori – Jeni në një fazë dembelizmi, ankthi, edhe pse thellë thellë ndjeni që do rregullohet diçka, ndaj këtu qëndroni! Ka pengesa edhe pse do të arrini në një problematikë serioze, e cila do shumë kujdes për t’u menaxhuar me qetësi. Sa i takon anës sentimentale kini kujdes me kritikat dhe kërkesat se e mërzisni tjetrin, jeni pak të trazuar si uji dallgë-dallgë.
Peshqit – Janë më mirë se të gjithë, nuk kanë trazime, janë të stabilizuar e të përqëndruar. Në familje jeni më të kujdesshëm në të folur, por dhe me partnerin, kini pak durim dhe prisni, edhe pse jeni dyshues gjatë gjithë kohës. Jeni në dispozicion të çdo gjëje, ana ekonomike është e stabilizuar. Koha më e mirë për të investuar, për të bërë biznes është periudha e Shigjetarit, pra në dhjetor.





