Hilsn

Përgj*ket dita e pavarësisë! Aksident me vd*kje në vend, shoferi i merr jetën këmbësorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Nikël, ku një 28-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një këmbësor 55-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e plagëve të marra, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërsa policia ka arrestuar 28-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan,

kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. M., 28 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Shelqet, Nikël,

me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin shtetasin P. Xh., 55 vjeç, dhe

më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit 55-vjeçari ka humbur jetën”,

thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

×