Territori shqiptar hyn në fundjavë me mot kryesisht të qëndrueshëm,
ndërsa reshjet mbeten të pakta dhe të izoluara, kryesisht në jug dhe në zonat lindore.
Meteorologia Tanja Porja tha se mëngjesi i sotëm ka qenë dukshëm i ftohtë,
me termometrin që në zonat malore të veriut dhe verilindjes ka zbritur pranë 0°C.
Në zonat e thella lindore janë regjistruar reshje dëbore, të cilat pritet të zbresin edhe më pranë zonave të ulëta në orët e pasdites.
Pjesa më e madhe e vendit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa maksimumet sot luhaten nga 7°C në zonat malore
deri në 16°C në ultësirën perëndimore.
Era verilindore do të intensifikohet herë pas here, duke shtuar ndjesinë e të ftohtit.
Fundjava parashikohet të jetë pa reshje për shumicën e territorit, ndërsa e hëna,
ditë pushimi për shumë institucione, do të vijojë me mot të ftohtë, por me diell.





