Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Tiranë.
Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë 10 automjete ndërsa
tre makina kanë përfunduar mbi njëra-tjetrën për shkak të përplasjes zinxhir.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Përplasja masive e automjeteve ka shkaktuar bllokim të qarkullimit ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.
Policia apelon drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar
dhe të respektojnë sinjalizimet e përkohshme në zonë derisa qarkullimi të rikthehet në normalitet.





