Një aksident fatal është shënuar këtë mëngjes te ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë.
Ku një grua,rreth 49 vjeç Albana Hima, ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë e drejtuar nga Desar Musa.
Ende nuk dihen rrethanat teksa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.
Njoftimi i policisë:
Paraprake: Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç,
ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





