Hilsn

Dhjetori sjell reshje dëbore! Lajda Porja jep lajmin e madh ‘Në mes javës pritet…’

Kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor.

Këtë parashikon meteorologia Tanja Porja.

Ajo paralajmëroi rikthim të reshjeve të shiut dhe dëborës duke filluar nga mesi i javës.

“Mëngjes i ngrohtë, megjithatë kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor.

Presim rritje graduale të vlerave termike, por reshjet rikthehen në mesjavë, reshje shiu dhe dëbore por fatmirësisht të pakta”, tha meteorologia.

Sipas saj “sot dhe nesër do kemi një erë jugore që paralajmëron ngrohjen e kushteve të motit dhe rikthimin e reshjeve.

Vranësira të shtuara në territor, të dukshme në të gjithë Shqipërinë”.

Porja theksoi se temperaturat do të luhaten nga 0-18 gradë.

“Mëngjesi krahasuara me mëngjesin e një dite më parë ka shënuar rritje të lehtë të temperaturave”.

 

×