Hilsn

Ish banorja e BBVA tregon gjendjen e Gjestit pas vd*kjes së vëllait ‘Shpresoj shumë që ai të…’

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli, ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.

Mes pyetjeve, njëri prej tyre e ka pyetur për gjendjen e Gjestit dhe nëse ajo ka pasur kontakte me të kohët e fundit.

Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive:

“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të menjëhershme nga ndjekësit, pasi Gjesti është larguar plotësisht nga vëmendja mediatike në muajt e fundit.

Kujtojmë se disa muaj më parë, artisti përjetoi një humbje të thellë, pasi vëllai i tij ndërroi jetë tragjikisht në një aksidenti në Pejë.

Që nga ajo ditë, Gjesti është tërhequr plotësisht nga rrjetet sociale dhe jeta publike.

×