Një ngjarje tragjike është shënuar në Divjakë, ku një 21-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në fshatin Çermë Sektor.
Sipas burimeve, i riu vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje përmes vetëhelmimit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori,
për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi E. B., 21 vjeç,
banues në fshatin Çermë Sektor (me probleme të shëndetit mendor), është vetëhelmuar dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.





