Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën.
Raportohet se viktima u gjet në banesën e tij, në rrugën “Bedri Karapici”, pa shenja jete.
Paraprakisht, dyshohet se i riu është vetëvrarë me një mjet prerës.
Policia po vijon punën dhe hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes, e po ashtu shkaqet që mund ta kenë shtyrë 34-vjeçarin drejt aktit të rëndë.





