Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Maliq-Lozhan.
Burime nga vendngjarja bëjmë me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar në rrugë.
Identiteti dhe mosha e viktimës ende nuk dihen ndërsa policia mësohet
se ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur procedurat ligjore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga blutë e Korçës drejt komisariatit ndërsa vijojnë hetimet.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur ngjarjen.





