24 orët e fundit kanë qenë emocionale për banoren e Big Brother VIP Kosova, Eljona Binakaj, por edhe për familjarët e saj jashtë.
Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme, kur Eljona pësoi një krizë të fortë emocionale.
Mes lotësh, ajo shprehu dëshirën për të ndërprerë rrugëtimin e saj dhe për t’u larguar përfundimisht nga shtëpia e famshme.
Në këto momente të vështira, kanë qenë banorët e tjerë, veçanërisht Edi dhe Sasa, ata që i kanë qëndruar pranë, duke e bindur që të mos dorëzohet dhe të mos e mendojë opsionin e daljes.
Pikërisht për t’i dhënë kurajë pas kësaj thyerjeje emocionale, familja dhe menaxhmenti i saj u mobilizuan për një surprizë të paprecedentë.
Ata kanë përgatitur plot 20 drona për të fluturuar mbi shtëpinë e Big Brother, duke shpalosur një poster gjigant me mbishkrimin “Forca ELI, të don Familja & Mgmt”.
Por, plani për t’i rikthyer buzëqeshjen Eljonës ka hasur në një pengesë madhore institucionale. Përmes një reagimi publik, stafi i saj ka bërë të ditur se Aviacioni Civil nuk ka dhënë leje për fluturimin e dronëve, duke bllokuar kështu surprizën.
“Përkrahjen e vajzës sonë Eljona Binakaj janë përgatitur 20 drona… Fatkeqësisht, Aviacioni Civil nuk po na lejon dërgimin e tyre,” thuhet në njoftim.
Familja i ka bërë një thirrje publike institucioneve përkatëse që të tregojnë mirëkuptim dhe të japin lejen e nevojshme, duke theksuar se qëllimi është thjesht simbolik dhe pozitiv: t’i tregojnë Eljonës se mbështetja për të jashtë është e madhe, pikërisht tani kur ajo ka më shumë nevojë
View this post on Instagram





