Hilsn

Ngjarje e rëndë në Itali! 49 vjecarja shqiptare rrihet për vd*kje nga bashkëshorti i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në itali , ku një 49-vjeçare me origjinë shqiptaro-maqedonase,

e cila dyshohet se është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj.

Sipas mediave italiane, Sadjide Muslija, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është gjetur e pajetë në banesën

e saj në në Pianello Vallesina, një fshat i vogël në Monte Roberto të provincës së Ankonës.

Trupi i saj u gjend me shenja të shumta dhune, ndërsa policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, Nazif Muslija, 50 vjeç.

Viktima u gjet në shtrat e shtrirë me shenja të dukshme dhune dhe plagë në kokë. Policia është njoftuar nga punëdhënësi i saj, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë.

Çifti ndodhej në proces divorci, por mediat raportojnë se burri ishte rikthyer të jetonte me të, pavarësisht ndarjes.

Ai rezulton me precedentë të mëparshëm për dhunë në familje, si dhe disa denoncime të bëra nga 49-vjeçarja.

×