Hilsn

E tmerrshme! Humb jetën fëmija 1 vjecar në cerdhe, dyshohet se…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një çerdhe në Parma të Italisë, ku një fëmijë 1-vjeçar ka ndërruar jetë.

Sipas mediave italiane, vogëlushi ndërroi jetë teksa flinte në çerdhe,

ku pësoi një arrest kardiak. Pas përpjekjeve fillestare për ta rikthyer në jetë të voglin, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Hetimet vijoin për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

“Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi.

Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur na theu zemrën dhe na lë pa fjalë”, u shpreh kryebashkiakja, Michele Guerra.

×