Hilsn

Përsëritet tragjedia/ Shoku i tij e goditi me th*kë, 15 vjecari nga Durrësi nuk ja doli dot, humb jetën

Nëntë ditë pasi qëndroi në gjendje të rëndë në spital, ka ndërruar jetë në QSUT 15-vjeçari, i cili u plagos me thikë pas një sherri mes bashkëmoshatarësh në qytetin e Durrësit.

I riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve në pjesën e kraharorit, pasi plagët e marra nga goditja më thikë nga bashkëmoshatari i tij ishin fatale për të.

15-vjeçari ishte i shtruar në Reaminacionin Qendror të Spitalit “Nënë Tereza” dhe ndarjen nga jeta të tij e ka njoftuar Ambulanca e Morgut si dhe Drejtoria e Policisë Durrës.

Ky rast sjell në vëmendje tragjedinë e 14 nëntorit 2024, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u qëllua me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij.

Vijon…

×