Familjarët e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, kanë dalë me një reagim publik për humbjen e parakohshme të këngëtarit.
Në një postim në rrjetet sociale, ata falenderuan miqtë, kolegët dhe publikun për ngushëllimet dhe mbështetjen që u dhanë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje”, shkruajnë ata në Instagram.
Ata shkruajnë se ndarja nga jeta e këngëtarit, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e këngëtarit,
por për të gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij.
“Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë
ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë — jetojmë sot, por nesër mund të ikim — dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme”, theksojnë familjarët e këngëtarit.
Kujtojmë që këngëtari Shpat Kasapi humbin jetën të mërkurën e 26 nëntorit, pasi një ataku në zemër.






