Hilsn

Dalin detaje të TMERRSHME nga vr*sja e 15 vjecarit në Durrës ‘U g*dit 4 herë me th*kë në…’

Një sherr i nisur mes një grupi adoleshentësh në rrjetin social TikTok,

ka përfunduar në tragjedi, pasi 15-vjeçari që u qëllua me thikë në datë 25 nëntor në zonën e ish-Kënetës në Durrës, humbi jetën mbrëmjen e sotme.

Pas debatit në rrjetin social, dy të rinjtë lanë takim për të sqaruar sherrin, teksa shkuan të shoqëruar edhe nga miqtë e tyre.

Pas debatit me tone të ashpra situata degjeneroi në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta.

Përsëritet tragjedia e Martin Canit! Pas 9 ditësh në gjendje të rëndë në spital, humb jetën 15-vjeçari që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari

Gjatë konfliktit të ndodhur, Erion Boba u qëllua 4 herë me thikë, dy në zemër dhe dy në stomak nga 14-vjeçari, që kishte konfliktin. Ky i fundit u arrestua pas disa orësh nga policia e Durrës.

Gjatë konfliktit, 14-vjeçari me inicialet M.K. ka goditur me thikë katër herë 15-vjeçarin. Pas ngjarjes, ai është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Ndërsa sherrin në TikTok, e konfirmoi edhe babai i 15-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e sotme. Ai tha se dy të miturit kanë debatuar dhe janë sharë me njëri-tjetrin në TikTok për protagonizëm

“Ata kanë debatuar dhe janë sharë me njëri-tjetrin në TikTok për protagonizëm. Ia lëmë dhe shtetit pjesën tjetër”, tha ai në një emision.

Ndërsa rasti i rëndë, sjell në vëmendja vrasjen e Martin Canit në Tiranë. 14-vjeçari pasi debatoi me bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj, ky i fundit e goditi me thikë në zemër, e cila rezultoi fatale dhe i mori jetën Martin Canit.

×