Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të premten në Shkodër.
Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”,
ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





