Hilsn

SHTANG Blendi Fevziu! Tregon para Arbana Osmanit DHURATEN më të shtrenjtë që i ka bërë gruas

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, i ftuar në programin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, është vendosur përballë pyetjeve personale duke zbuluar detaje nga jeta e tij bashkëshortore.

Gjatë intervistës, moderatorja i drejtoi pyetjen se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që i kishte bërë gruas së tij ndonjëherë. Pas një momenti hezitimi, Fevziu dha një përgjigje të papritur që shkaktoi të qeshura.

Ai zbuloi se kjo dhuratë daton në vitin e largët 1998 dhe nuk bëhej fjalë për ndonjë blerje të re luksoze. “Puthja e parë. Ka qenë në 1998-ën… Ka qenë në makinën time,” u shpreh ai.

Ky moment i sinqertë dhe me nota humori zbuloi një anë tjetër të gazetarit, i cili e kaloi situatën me sportivitet përballë Arbanës.

×