Hilsn

Lajda Porja jep LAJMIN E PAPRITUR ‘Javën e ardhshme CMENDEN temperaturat…

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News”

u shpreh se sot do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët në jug të territorit që në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet parashikohen të prekin pjesën më të madhe të territorit.

Po ashtu, Porja u shpreh se pavarësisht reshjeve që do të jenë prezente gjatë gjithë fundjavës,

do të ketë një stabilizim të situatës hidrike në veri, teksa sqaroi se reshjet nuk do të jenë me intensitet shqetësues.

Ndërkaq, Porja bëri me dije se javën e ardhshme vendi do të përfshihet nga një mot i ngrohtë.

“Do të jetë një mot që do të na duket më shumë si pranverë, sepse sidomos intervali nga ora 10:00 deri në 14:00

temperaturat do të ngjiten në 19 apo 20 gradë dhe kjo është një temperaturë shumë e lartë”, u shpreh sinoptikania Lajda Porja.

 

 

×