Astrologjia parashikon një muaj të ngarkuar me sfida për katër shenja të zodiakut, të cilat do të përballen me tensione të shtuara gjatë këtij dhjetori.
Lëvizjet e rëndësishme planetare, si përballja e Marsit me Saturnin dhe kundërshtia e Mërkurit me Uranin, pritet të sjellin kaos, vonesa dhe nevojën për të rishikuar situata që nuk mund të injorohen më.
Sipas parashikimit, shenjat më të prekura janë:
Demi: Do të ndjejë presion në miqësi dhe marrëdhënie, duke u përballur me keqkuptime dhe ndjesinë e mungesës së mbështetjes.
Gaforrja: Do të ketë një muaj të trazuar emocionalisht, ku ankthi dhe të vërtetat e pathëna do të kërkojnë vëmendje të shtuar.
Virgjëresha: Do të gjendet mes presioneve familjare dhe kërkesave të partnerit, duke e pasur të vështirë të vendosë kufij pa u keqkuptuar.
Ujori: Do të përballet me të papritura që e tërheqin në drejtime të kundërta mes karrierës dhe jetës personale.
Ky muaj kërkon qetësi dhe vendosje prioritetesh për të menaxhuar më mirë presionin dhe për të shmangur konfliktet e panevojshme në mbyllje të vitit.





