Hilsn

Pak ditë na ndajnë nga nisja e BBVA5, Sara Hoxha jep LAJMIN E PAPRITUR dhe të RENDESISHEM!

Ethet e pritjes për nisjen e “Big Brother VIP Albania 5” kanë arritur kulmin dhe producentja Sara Hoxha sapo ka dhënë konfirmimin e parë zyrtar se kur do të shuhet kureshtja e publikut.

Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, dikush i ka shkruar duke e pyetur në emër të partneres së tij: “Kur fillon bigu, më pyet nusja”.

Sara nuk ka ngurruar të përgjigjet, duke zbuluar se dita e madhe e njoftimit është pikërisht sot.

“Sot e zbulon nusja :)”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se brenda ditës së sotme do të publikohet data zyrtare e startimit të spektaklit.

Ky detaj përforcon zërat se gjithçka është gati për të ndezur dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

×