Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e 70-vjeçares Bajame Memetali, e cila u gjet e pajetë në apartamentin e saj në lagjen nr 17 në qytetin e Korçës.
Fqinja e të moshuarës, ka deklaruar në një intervistë mediatike se e moshuara jetonte vetëm dhe se djalin e kishte në burg, ndërsa bashkëshorti i kishte vdekur.
Ajo më tej tha se 70-vjeçarja kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe se jetonte në kushte të vështira.
“U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg,
bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu.
Një motër e kishte në Tiranë por ajo vinte rrallë ta shihte.
Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira.”, tha ajo për Top Channel.





