Hilsn

Erdhi momenti ZYRTAR: Ja kur nis BBVA dhe kush do e moderojë spektaklin e madh

Ashtu siç “Loki Magazine” e zbuloi ekskluzivisht pak ditë më parë,

Top Channel ka konfirmuar sot zyrtarisht se edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të startojë më 20 dhjetor.

Përmes një promoje emocionuese të publikuar në rrjetet sociale, produksioni

ka sjellë një kolazh të momenteve më pikante nga sezonet e kaluara, duke përfshirë të qeshura, lot dhe romanca, të shoqëruara me sloganin:

“E ardhmja është e shkruar”.

Përveç datës, videoja i jep fund përfundimisht edhe aludimeve për drejtimin e emisionit.

Në sekuencat finale të spotit shfaqet Ledion Liço i veshur me kostum zyrtar, duke konfirmuar kështu rikthimin e tij si moderator i këtij sezoni të shumëpritur.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

×