Hilsn

Ngjarje tragjike në vend! Hidhet nga ‘Ura e Vashës’ një person, raportohet se është nipi i…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Fshat, ku një 40-vjeçar dyshohet se është hedhur nga ura.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00, në urën që konsiderohet një prej më të lartave në Ballkan, me një lartësi rreth 158 metra.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës.

Ai ka ndaluar automjetin në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.

Policia, ambulanca, kalimtarë të rastit dhe banorë të zonës janë angazhuar menjëherë në kërkimet për gjetjen e tij.

Kush është Nehat Kulla?

Nehat Kulla njohur si “Gjenerali” dhe banda e tij veproi në Tufinë në vitet 1997-1998.

Kulla është dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem,

i cili ishte shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata. Ai vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.

Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

×