Hilsn

RRENQETHESE! Halla e Shpat Kasapit bënë deklaratën e FORTE për ‘miqtë’ e këngëtarit

Halla e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka folur për herë të parë pas humbjes tragjike, duke dhënë një intervistë emocionuese për televizionin Alsat.

Mes lotësh, ajo ka prekur një plagë të dhimbshme lidhur me periudhën e fundit të karrierës së nipit të saj.

Sipas saj, Shpati, i cili shquhej për virtyte të larta dhe mungesë xhelozie ndaj të tjerëve,

ishte ndjerë i braktisur nga komuniteti artistik. Ajo zbuloi se ai kishte kërkuar mbështetje dhe bashkëpunime nga kolegët, por shpeshherë ishte injoruar totalisht.

“Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar!

Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin?” u shpreh ajo me revoltë dhe dhimbje, duke nënvizuar hipokrizinë e vlerësimit pas vdekjes.

Këngëtari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare në Itali pas një ataku kardiak, ku ndodhej për të kuruar djalin.

Vëllai i tij ka konfirmuar se Shpati kishte pasur disa shqetësime të vogla me zemrën më parë, por asgjë që dukej serioze, duke e bërë ikjen e tij edhe më shokuese për familjen.

 

×