Hilsn

E PABESUESHME! Hati i jep fund beqarisë? Ja detajet që ngriten dyshime të mëdha

Influencerja e njohur Hatixhe Brika, e cila në rrjet njihet si Hati, shkaktoi një furtunë spekulimesh në rrjetet sociale me një postim misterioz.

Fillimisht, Hati ndau me ndjekësit e saj foto ku shfaqej me një fustan nuseje, pamje që menjëherë ngjalli spekulime se ajo mund të kishte bërë hapin e madh në jetën e saj private. Rrjeti u mbush me komente dhe hamendësime rreth një martese të mundshme.

Mirëpo, Hati nuk e zgjati misterin.

Në një postim të dytë, ajo ndau një foto nga afër të dorës së saj me një unazë, shoqëruar me mbishkrimin “I said yes to the dress!” (Unë i thashë po fustanit!).

Ky postim i dytë shërbeu si sqarim indirekt: velloja dhe gjithë postimi ishin pjesë e një fushate reklamuese.

Hati dëshmoi sërish se di si të përdorë vëmendjen e publikut edhe kur bëhet fjalë për të promovuar bashkëpunimet e saj. /Prive By Liberta Spahiu

×