Hilsn

Ngjarje tragjike në Tirane! I riu i jep fund jetës duke u hedhur nga banesa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga banesa.

Sipas policisë, dyshohet se i riu ishte në gjendje të rënduar psikologjike

“Në rrugën “Bedri Karapici” dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. B., 33 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

×