Hilsn

PAMJE TE RENDA! Ja momenti kur tre të rinjtë konfliktohen me njëri-tjetrin, nxjerrin th*kat dhe…(Video)

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të premte në lagjen Zdrale në qytetin e Shkodrës, ku pas një sherri mes një grup adoleshentësh, tre 18-vjeçarë mbetën të plagosur me thikë.

Newsbomb ka siguruar pamjet nga momenti i sherrit, ku fillimisht të rinjtë afrohen dhe më pas nis konfrontimi fizik.

Më pas, një nga të rinjtë nxjerr thikën nga xhupi edhe fillon edhe godet personat që kishte konflikt, ndërsa i gjithë sherri ndodh për 30 sekonda.

Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe po marrin mjekim ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”.

 

×