Hilsn

Cfarë ndodhi në BBVK? Banorja humb ndjenjat dhe dërgohet URGJENTISHT në spital

Alba Pollozhani, banore e “Big Brother VIP Kosova 4”, ka lënë shtëpinë dhe është shtruar në spital prej një problematike shëndetësore.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” duke njoftuar se Alba është larguar përkohësisht drejt spitalit, pa dhënë detaje se çfarë ndodhi me të.

Megjithatë, personi që menaxhon faqen e Instagramit të Albës ka bërë të ditur se banorja ka humbur ndjenjat dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve për të zbuluar arsyen e incidentit.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të ketë ndikim në qëndrimin e Albës brenda shtëpisë dhe vazhdimin e lojës së saj.

×