Sipas astrologëve, secila shenjë do të përballet me një periudhë specifike që kërkon vëmendje dhe kujdes.
Dashi do të përjetojë tension dhe vonesa në punë gjatë nëntorit, duke e detyruar të rishikojë planet.
Megjithëse gjatë muajit të ditëlindjes së tij, majit, Demi mund të ketë presion financiar dhe kontradikta në marrëdhënie. Binjakët do të ndihen të “bllokuar” në aspektin krijues gjatë shtatorit, kur detyrimet dhe ritmi i jetës shtohen.
Gaforrja do të përballet me sfida në marrëdhënie në janar, ndërsa Luani mund të humbasë vetëbesimin gjatë shkurtit, për shkak të eklipseve e tensioneve në partneritete.
Virgjëresha duhet të ketë kujdes për pengesa dhe stres gjatë qershorit, ndërsa Peshorja do të përballet me presion të madh gjatë dhjetorit.
Akrepin e presin tensione të vjetra e zbulime të fshehta në prill, ndërsa Shigjetari do të përjetojë kufizime dhe pengesa në tetor. Bricjapi do të lodhet profesionalisht gjatë korrikut e Ujori mund të ketë konflikte sociale në mars.
Nga ana tjetër, Peshqit do të ndihen emocionalisht të lodhur gjatë gushtit, veçanërisht për shkak të dy eklipseve.
Astrologët sugjerojnë që të gjitha shenjat të jenë të vetëdijshme për sfidat e muajve të caktuar, të ruajnë qetësinë e të planifikojnë me kujdes për të përballuar vështirësitë që vijnë gjatë vitit 2026.





