Hilsn

Shtanget rrjeti! Krizë mes Grida Dumës dhe Ervin Salianjinit? Ja cfarë dyshohet të ketë ndodhur

A ka një krisje të madhe mes dyshes më të komentuar të momentit në Tiranë? Kjo është pyetja që po qarkullon orët e fundit, pas një zhvillimi të papritur që vjen menjëherë pas monologut viral të Grida Dumës në “Top Story”.

Nëse keni ndjekur emisionin e pardjeshëm, me siguri e keni vënë re: Grida nuk ishte thjesht e ashpër me politikën, ajo ishte e pamëshirshme. Por ajo që ra në sy dhe shkaktoi tërmet në rrjet, ishte fakti se moderatorja nuk kurseu as njeriun që dihet prej kohësh si partneri i saj, Ervin Salianjin.

Në një eskalim të paprecedentë ndaj klasës politike, Duma lëshoi një frazë që i bëri të gjithë të kthenin kokën: “Nuk guxojnë të më përbaltin emrin, as alla Edvin, as alla Ervin!”

Përmendja e emrit të Salianjit në këtë kontekst, duke e futur në të njëjtin “thes” me kundërshtarët e tjerë politikë, u duk si një distancim i ftohtë dhe i llogaritur publik.

Por duket se gjërat nuk kanë mbetur vetëm te fjalët. Prive By Liberta Spahiu ka vënë re një detaj që në vitin 2025 flet më shumë se çdo deklaratë zyrtare: Grida Duma i ka bërë unfollow Ervin Salianjit në Instagram.

Një verifikim i thjeshtë në listën e saj të ndjekjes tregon se emri i deputetit demokrat mungon. Nga ana tjetër, Salianji vazhdon ta ndjekë Gridën, një shenjë që ndoshta tregon se vendimi ka qenë i njëanshëm ose i papritur për të.

Ky zhvillim vjen si rrufe në qiell të hapur, sidomos duke pasur parasysh muajt e fundit. Ervin Salianji, në disa dalje mediatike, kishte hequr dorë nga hermetizimi i tij i zakonshëm, duke lëshuar deklarata të forta dashurie.

Vetëm pak javë më parë, i pyetur për raportin me Gridën, ai u shpreh se ajo është “bashkëudhëtarja” e tij dhe “pjesa më e rëndësishme”, madje duke përdorur frazën që u bë virale: “Kënaqësia ime e përjetshme”.

A është ky veprim i Gridës thjesht një manovër për të ruajtur integritetin e saj profesional si gazetare përballë sulmeve politike, apo marrëdhënia e tyre ka marrë fund vërtet?

Distancim publik apo ndarje reale? Për momentin, mbetet vetëm një “unfollow” i heshtur që bërtet shumë fort. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Story- Top Channel (@topstory_tch)

×