Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe aludimesh të shumta për jetën e tij personale dhe nisjen e sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”,
moderatori Ledion Liço, ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke ndezur zyrtarisht motorët e spektaklit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Ledioni ka zgjedhur frazën ikonike të Mariah Carey për të njoftuar se koha e pritjes mori fund.
“Siç do thosh Maria, It’s tiiiime! Faleminderit që na pritët,” shkruan ai, duke konfirmuar rikthimin e tij në krye të formatit më të ndjekur.
Në foton e publikuar, Ledion shfaqet në atë që duket si skena e re e spektaklit, me logon e syrit të famshëm në sfond, duke treguar me gisht nga kamera – një gjest ftese për publikun.
Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime, përfshirë edhe mbështetjen e partneres së tij, Sara Hoxha.






