Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së shtunës në shëtitoren
“Taulantia” në Durrës, ku një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë.
Në momentin e ngjarjes fëmija ndodhej në shoqërinë e familjarëve,
kur u rrethua nga disa qen endacakë dhe u kafshua. I mituri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore,
ndërsa familjarët kanë bërë denoncim pranë autoriteteve përkatëse.
Prania e qeneve endacakë në rrugë mbetet një nga problematikat kryesore për qytetarët
e Durrësit, të cilët kërkojnë masa urgjente për garantimin e sigurisë publike.






