Shemsi Krasniqi, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur me emrin artistik si Shemi,
është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.
Burime të Gazetës Express thanë se ai u gjend i vdekur ditën e sotme rreth orës 15:00 në banesën e tij pas një sulmi në zemër.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar një ekip i Emergjencës.
Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët” që u formua në vitin 1981.
“Ilirët” me Shemin në mikrofon ishin një prej grupeve muzikore më aktive gjatë viteve ’80 dhe ’90. /Prive






