Hilsn

Iliri e ofendoi dhe s’la gjë pa i thënë, Juxhin bënë gjestin që askush nuk e priste dhe fiton zemrat e publikut!

Një situatë e cila për pak u gjenerua në një sherr fizik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5”, mes Ilir Vrenozit dhe aktorit Juxhin Plovishti.

Ishte aktori fillimisht që iu drejtua me disa batuta Vrenozit,

të cilat nuk u pritën mirë nga ky i fundit dhe bënë që të shpërthente në të shara dhe ofendime ndaj aktorit.

“Nuk ka p*** motre të tallë b*thën me mua. Të respektoj, më respekto. More vesh ooo?”, tha Vrenozi duke ulëritur ndaj Jurxhinit.

Më pas kanë ndërhyrë banorët e tjerë për të shuar konfliktin mes dy banorëve,

ndërsa vlen të theksohet se Juxhini ishte tepër i ftohtë në këtë përplasje.

Por duket se “gjakrat” mes dy konkurrentëve të “BBVIP5” janë qetësuar,

pasi ishte Juxhini që shkoi dhe i kërkoi falje Vrenozit dhe më pas të dy vendosën që këtë përplasje ta lërenin pas krahëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

×