Trishtim për ndjekësit e “Big Brother”. Mickey Lee, protagonistja e sezonit të 27-të në SHBA, ka ndërruar jetë pas disa komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga gripi.
E njohur për autenticitetin dhe energjinë e saj, familja e kujton 35-vjeçaren si një shpirt të lirë që fitoi zemrat e publikut me sinqeritetin e saj. “Ajo do të mbahet mend për gëzimin që u dhuroi të gjithëve,” u shprehën familjarët në mesazhin e tyre.
Disa nga ish-konkurentët e “Big Brother” shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Lee. Bayliegh Pelham shkroi: “Është shumë tronditëse. Jam e lumtur që ajo pati mundësinë të jetonte një përvojë të jashtëzakonshme dhe të ndante dritën e saj me botën. Ishte shumë e bukur dhe e sjellshme. Kjo më dhemb shumë. Dërgoj gjithë dashurinë time për familjen dhe miqtë e saj.”
Mecole Hayes shtoi: “Kjo është një humbje e madhe. Na vjen shumë keq. Qofsh e qetë, e bukura jonë.”
Edhe Rachel Reilly komentoi: “Ngushëllime për humbjen tuaj, lutjet e mia për familjen. RIP MICKEY, na mungon shumë.”






