Hilsn

Ngjarje tronditëse! Dh*nohet rende gazetari i njohur shqiptar, rrezikon te…

Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30, ku gazetari Elton Tozaj është dhunuar në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve të bëra nga publiku, gazetari është dhunuar në mënyrë barbare nga disa persona, të cilët tashmë janë të identifikuar.

Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit ka qenë e rënde, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime serioze fizike. Familjarët e gazetarit kanë bërë të ditur se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor.

Sipas tyre situata është delikate pas Tozaj po lufton për të mos humbur shikimin, duke e bërë alarmante këtë ngjarje.

Kujtojmë se Tozaj kohët e fundit ka bërë disa deklarata të papritura. Ku njëra prej tyre ka qenë se Luana Vjollca ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe se e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin.

Ai gjithashtu përmendi disa raste pretenduara, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin; afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej edhe ish-partneri.

Nga ana tjetër, Luana Vjollca ka vendosur ta padisë në polici gazetarin, pas akuzave të bërë prej tij të cilat ajo i ka cilësuar si të pavërteta, fyese dhe cënim i rëndë i figurës publike.

×