Hilsn

“Po ju a ndiqeni me burrin në…”/ Pas katër vitesh bashkë, Einxhel Shkira zbulon se ajo dhe DJ Dagz…

Ata vijojnë të jenë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Është fjala për Einxhel Shkirën dhe DJ Dagz, të cilët kanë fituar dashurinë e publikut jo vetëm me historinë e tyre të dashurisë¸ por edhe për mënyrën spontane dhe plot humor me të cilën ndajnë momente nga jeta e përditshme.

Së fundmi, moderatorja e njohur ka zbuluar një detaj mjaft interesant dhe njëkohësisht komik qe ka habitur ndjekësit e saj.

Përmes një postimi në “Instastory”, ish-banorja e “Big Brother VIP 1” ka ndarë një bisedë private me partnerin e saj, ku tregohet se ata sapo janë bërë “shokë” në rrjetin social “Facebook”.

Edhe pse prej vitesh jetojnë bashkë dhe kanë ndërtuar një familje të bukur, duket se bota virtuale kishte mbetur pas, pa e reflektuar këtë lidhje. Në foton e publikuar shihet njoftimi që DJ Dagz ka pranuar kërkesën për shoqëri të Einxhelit në Facebook, gjë që ka shkaktuar menjëherë reagime pozitive nga publiku.

Moderatorja e ka shoqëruar postimin me humor, duke shkruar:

“Po ju a ndiqeni me burrin në Facebook?!”

Biseda mes çiftit vazhdon me të qeshura, ku Einxhel shprehet:

“T’merret domethënë, që 4 vjet s’jemi follow”, ndërsa DJ Dagz i përgjigjet me shaka, duke e quajtur veten “njeri i Facebook-ut”.

Ky moment i vogël, por shumë domethënës, ka shkaktuar një valë të qeshurash mes ndjekësve, të cilët e kanë përjetuar si një situatë të zakonshme, por tepër reale për shumë çifte.

×