Hilsn

3 të rinjtë vd*qën në aksidentin FATAL në Gjirokastër/ Aktori i “Portokallisë” bën postimin prekës: Pse m’i more o Zot

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass, ku dy mjete, një tip “Volkswagen” dhe një “Mercedes” u përplasën kokë më kokë.

Te mjeti i parë udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 28 vjeç, të cilët kanë humbur jetën të dy.

Nga ana tjetër, në mjetin “Mercedes” udhëtonin Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 20 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar aktori i njohur i “Portokallisë”, Deivis Myslymi. Ai ka publikuar në “Instagram” një fotografi me dy nga viktimat e aksidentit të rëndë.

“Çfarë të shkruar?! Çfarë të them për ju?!

Pse m’i more, o Zot?!

Një “pse” që nuk merr përgjigje…

Ti e di, o Zot, pse.

Të lutem, m’i ruaj atje lart.

Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”, janë fjalët prekëse që Myslymi ka shkruar bashkëngjitur me foton e publikuar në rrjetet sociale.

×