Hilsn

Burri v*au gruan dhe më pas u vetëv*a në garazhin e banesës, dalin fotot e vi*timave

Çifti në foto është Llogora Xhebro dhe Sose Bozhani, të cilët mbetën të vrarë mesditën e sotme në Orikum të Vlorës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në banesën e tyre në Orikum, ku 50-vjeçari vrau ish-bashkëshorten e më pas vrau veten në garazhin e banesës me armë zjarri.

48-vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë, ndërsa në momentin që shërbimet e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit,

kanë konstatuar se 52-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

×