Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën e re të Portit.
Raportohet se një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth moshës 60 vjeç.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.





